Lajme

Klinë: Rrahje mes disa personave në Klinë, dyshohet se u përdor edhe arma

06/26/2023 08:43
nga:G B

Një rrahje mes disa personave u raportua se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles mes dy grupeve në Klinë.

Dyshohet se aty u përdor edhe arma e zjarrit.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha për Klankosova se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Është hapur rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ende nuk e kemi asnjë të dyshuar lidhur me rastin”, tha Rugova.

Po ashtu nuk dihen ende motivet që kanë çuar deri tek ky konflikt.