Sporti

Legjenda e Liverpool “i çmendur” pas Barella: Një nga më të mirët në Europë

06/26/2023 08:07
nga:E K

Ish-futbollisti i Liverpool, Jamie Carragher, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me Nicolo Barella, mesfushorin e Interit për të cilin gati gjysma e klubeve më të mëdha të Europës janë në kërkim të tij, edhe pse qartë ai nuk largohet nga zikaltërit.

Carragher nuk hezitoi ta quaj atë si një nga mesfushorët më të mirë në Europë.

“Mendoj se ai është një nga më të mirët në Europë. Ai është një mesfushori i kompletuar, një lojtar “box to box”. Barella shënon dheë asiston mjaft mirë në atë pozicion që luan”, është shprehur shkurtimisht Carragher.