I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Ai u gjet me plagë, pasi dyshohet se është rrahur dhe plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.
Lajmin e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.
“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistomi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.
Vrasja e rëndë ka ndodhur të dielën në ora 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore.
Dy vëllëzërit janë vrarë sonte rreth orës 20:20 në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta i cili theksoi se njëri nga vëllëzërit e vrarë ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital.
Ai tha se sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se deri te akti erdhi pas mosmarrëveshjeve të një prone.


