Skuadra e Llapit nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë merkato.
Tahir Batatina bashkë me drejtuesit e klubit po punojnë që të bëjnë një ekip sa më konkurrues në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Llapi është në bisedime me futbollistin e njohur shqiptar, Bedri Greca.
Greca i cili luan si sulmues i djathtë e njeh Superligën e Kosovës, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Feronikelit dhe Gjilanit, teksa ka eksperiencë të madhe në Shqipëri në klubet si Tirana, Flamurtari, Kukësi e Laçi.
/GazetaBlic Sport