Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar qytetin e Pejës, pas vërshimeve që kanë ndodhur mbrëmë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka ndarë dhimbjen me familjen Ademaj, për vdekjen e dy anëtarëve të saj si pasojë e vërshimeve.
Haradinaj ka ftuar Qeverinë dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.
Postimi i tij i plotë:
Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.
Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.
Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.
Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira!


