Numri i të vdekurve nga një sulm në kryeqytetin ukrainas të Kievit herët të shtunën është rritur në pesë, sipas kryebashkiakut të qytetit.
Ekipet e shpëtimit zbuluan dy trupa të tjerë nën rrënojat e një blloku apartamentesh 24-katëshe në lagjen Solomyanskyi të qytetit, tha Vitali Klitschko në një postim në Telegram të dielën.
Në një postim të mëparshëm, Klitschko tha se “pjesët e një rakete goditën katet e sipërme” të ndërtesës, duke i mbushur me tym, raporton CNN.
Sipas kryebashkiakut, ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar nëpër rrënojat e ndërtesës shumëkatëshe, e cila u dëmtua nga rënia e mbeturinave të raketave.


