Lajme

Hoti: Ngjarja në Pejë na ka tronditur të gjithëve – organet kompetente t’u dalin në ndihmë të prekurve nga vërshimet

06/25/2023 11:22
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Pejë, ku humbën jetën dy persona, e cila ka thënë se na ka tronditur të gjithëve, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ftuar organet kompetente të organizohen sa më parë që tu dalin në ndihmë qytetarëve që janë të prekur nga vërshimet dhe të bëjnë vlerësimet e duhura për kompensimin e dëmeve.

Postimi i tij i plotë:

Ngjarja tragjike që ka ndodhur në Pejë na ka tronditur të gjithëve. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejt të lënduarve.

Ftoj organet kompetente të organizohen sa më parë që tu dalin në ndihmë qytetarëve që janë të prekur nga vërshimet dhe të bëjnë vlerësimet e duhura për kompensimin e dëmeve.

Falënderim i veçantë për organet lokale të komunës së Pejës, FSK-në, njësitë e kërkim shpëtimit dhe të gjithë qytetarët për angazhimin dhe përkushtimin për tu dal në ndihmë të prekurve nga vërshimet.