Lajme

Peja në fotografi – disa prej dëmeve materiale që lanë prapa vërshimet!

06/25/2023 07:38
nga:G B

Gjatë mbrëmjes të së shtunës dhe mesnatës së Dielës, Peja u godit nga forcat e natyrës.

Shiu e breshëri sollën vërshime të rrebta, pasojë e të cilave, siçra rapotoi ‘RADIO 1’ dhe ‘Njeshi’ në kohë reale, fatkeqësisht shënuan edhe dy viktima brenda të së njejtës familje, në Bashkësinë Territoriale ‘Asllan çeshme’, djali 5 vjeçar dhe nëna e tij e cila u gjet pas disa orë kërkimesh poashtu pa shenja jete.

Krahas kësaj edhe dy persona tjerë nga Bashkësia Terriotoriale ‘Fidanishte’ kërkuan ndihmë mjekësore, pasojë e lëndimeve nga gjendja e krijuar.

Krahas bilancit tragjik me jetë të humbura Peja duket se ka pësuar edhe dëme të larta materiale në pasuritë private qytetare dhe ato publike, disa prej të cilave ‘Njeshi’ i pasqyron në fotografi.

Vetëm në B.T. ‘Asllan çeshme’, së paku 15 vetura janë dëmtuar plotësisht.

Fotografitë paraqesin kryesisht gjendjen e qendrës së qytetit dhe ate në B.T. ‘Asllan çeshme’.