Musab Mala është njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën tonë.
Mitrovicasi ishte pjesë e skuadrës së Trepçës, por që tashmë palët nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për edicionin tjetër.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se Ponte Prizreni është në bisedime me fundorin nga Mitrovica dhe se gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur.
Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare në mes të dy palëve.
/GazetaBlic Sport/


