Manchester United e pa Chelsean të refuzonte propozimin e tretë për Mason Mount dhe u kthye në një tjetër objektiv për mesfushën, raporton gazeta The Times këtë të shtunë .
Gjatë javës së fundit, djajtë e kuq u kanë bërë tre propozime bluve, gjithnjë në rritje, por gjithnjë duke qenë më poshtë me kërkesat e drejtuesve të Todd Boehly, i cili kërkon 70 milionë euro për mesfushorin qendror 24-vjeçar, përcjell GazetaBlic Sport.
Një shumë e konsideruar e ekzagjeruar nga Manchester United, me drejtuesit që ofruan 55 milionë – vlera e ofertës së fundit – do të ishte një çmim më i rregulluar në funksion të përfundimit të kontratës së Mount me Chelsean në 2024.
Kështu, Manchester United po shikon tashmë një zgjidhje tjetër dhe do të hapë negociatat me Brighton për ekuadorianin Moisés Caicedo, 21 vjeç, me vlerë 75 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


