Udhëheqësi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ka rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi, ka thënë zyra e presidentit bjellorus.
Si pjesë e marrëveshjes, kreu i grupit mercenar Wagner ka thënë se do të ndalojë lëvizjen e luftëtarëve të tij nëpër vend, shkruan Skynews.
Një marrëveshje për të garantuar sigurinë e trupave të Wagner është gjithashtu në tryezë.
Në njoftim thuhet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e informoi Alexander Lukashenkon në mëngjes dhe, me miratimin e tij, ai zhvilloi bisedime me Prigozhin.
“Negociatat vazhduan gjatë gjithë ditës. Si rezultat, ata arritën në marrëveshje për papranueshmërinë e kryerjes së një masakre të përgjakshme në territorin e Rusisë”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, në rrjetet sociale po qarkullon një postijm i Prigozhin në Telegram, ku ai thotë se kjo informatë nuk është e vërtetë, pasi që biseda e tij me Lukashenkon ka dështuar dhe se forcat e tij janë duke vazhduar të lëvizin drejt Moskës.


