Sporti

Interi siguron shërbimet e mbrojtësit gjerman, Yann Bisseck

06/24/2023 19:22
nga:Mergim Rreci

Interi thuhet se është në detajet e fundit kontraktuale përpara transferimit të afërt të qendërmbrojtësit gjerman Yann Bisseck nga skuadra daneze Aarhus.

Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio të shtunën pasdite, negociatat mes Interit, Aarhus dhe Bisseck tashmë kanë përfunduar dhe gjithçka që mungon është testi mjekësor dhe nënshkrimi zyrtar i kontratave, përcjell GazetaBlic Sport.

Besohet se 22-vjeçari, i cili aktualisht është në detyrë ndërkombëtare me Gjermaninë në Euro U21, do të vendosë në letër një marrëveshje pesëvjeçare, e cila do ta lidhë atë me Nerazzurri deri në verën e vitit 2028.