Analistët politikë kanë mendime të ndryshme sa i përket pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shkak i kësaj gjendje po fajësohet Qeverisa me veprimet e fundit në veri të vendit.
Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare ka marrë vlerësime të ndryshme nga analistë politik e ekspertë të sigurisë.
Analisti politik, Bekim Kabashi u shpreh se veprimet e institucioneve qeverisëse janë të pamatura dhe se dëmi që po i shkaktohet Kosovës është i madh.
Ai vlerëson se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti po mundohet ta sabotoj procesin e dialogut, pasi po i kërkohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kabashi tha se qëndrimet e Kurtit sa ishte në opozitë, nuk po mund ta lejojnë ta nënshkruajë Asociacionin, ndonëse është zotuar në Bruksel e Ohër.
Teksa ka folur për problemet në veri të vendit, Kabashi nuk është shumë optimist se mund të përfundojnë edhe pas formimit të Asociacionit.
Ndërsa eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, rolin e Kosovës në arenën ndërkombëtare e vlerëson si të njëjtë, ndonëse e pranon largimin e FSK-së nga ushtrimet ndërkombëtare “Defender 23’”.
Zyrtarisht Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe 2023” si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.


