Sporti

Mancini: Fakti që Tonali po largohet nga Italia do të thotë se ka një problem

06/24/2023 16:58
nga:Mergim Rreci

Newcastle ka bërë një transferim të madh, duke blerë Sandro Tonalin për 70 milionë euro.

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini e komentoi këtë lëvizje dhe nuk e fshehu pakënaqësinë e tij.

Deklaratat e tij:

“Nga njëra anë ka pakënaqësi, nëse një lojtar i ri dhe i denjë si Tonali largohet nga Italia, do të thotë se ka një problem. Nga ana tjetër, sigurisht që do ta ndihmojë që do të garojë në Premier League, nga pikëpamja teknike do të jetë mirë për të”. /G.D abcnews.al/