Sporti

Dëshironte vetëm Interin, Azpilicueta refuzoi Bayern Munich për zikaltërit

06/24/2023 14:08
nga:E K

Cesar Azpilicueta dëshironte vetëm transferimin tek Inter, me të cilin tashmë ka arritur një marrëveshje dyvjeçare.

Ditën e sotme, “90min” zbulon se mbrojtësi spanjoll i kërkoi Chelsea që ta lironte me parametra zero për të nisur aventurën e re me fanellën zikaltër.

Ndërkohë, “veterani” spanjoll ka refuzuar edhe Bayern Munich vetëm për të qenë pjesë e ekpit të Interit.