Sporti

Zyrtare: Derrick Wilson vazhdon me KB Prishtinën

06/24/2023 13:48
nga:E K

Basketbollisti amerikan, Derrick Wilson ka vazhduar me Prishtinën edhe për një sezon edhe pse ishte larguar nga klubi kryeqytetas pas përfundimit të sezonit.

Lajmin e bën të ditur faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti përmes rrjeteve sociale.

“Pllejmejkeri më i mirë i sezonit të kaluar dhe njëri nga lojtarët më të mirë që kanë zbarkuar në Kosovë, fantastik në të dy repartet, i pëlqyer dhe i kërkuar nga të gjitha ekipet kosovare, ka vendosur të vazhdojë me ekipin më të trofeshëm shqiptar”, shkruhet në njofitmin e klubit

Wilson vërtetë pati një sezon fantastik me Prishtinën, por në playoff ata u eliminuan në gjysmëfinale.