Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se të premten është shmangur një sulm terrorist.
“Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të Serbisë, u zbulua sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, uniforma. Ka shenjë dalluese të njësive ruse, radio lidhje, të cilat më herët janë gjetur në zyrën e tij Aleksandër Filipovic”, tha ai.
Tutje ai shtoi se ka pasur edhe “pajisje të formacionit kriminal “Mbrojtja civile”, që shërbejnë më shkaktimin e sulmeve terroriste”.
Ministri shtoi tutje se “ky rast konfirmon se nga territori i Serbisë janë futue edhe vetura tjera me armatim.
Armë, municion e eksplozivë, Policia parandalon sulmin terrorist në afërsi të Zveçanit


