Kalvin Phillips është drejt largimit nga Manchester City.
Aventura e anglezit te “Citizens” duket se do jetë e shkurtër pasi Phillips u transferua në “Etihad Stadium” vetëm në sezonin e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish lojtari i Leeds United mund të transferohet në Gjermani.
Skuadra e Bayern Munich është e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa gjermani, Thomas Tuchel e pëlqen shumë lojtarin.
/GazetaBlic Sport/


