Trajneri Roberto Mancini komentoi shkurtimisht përmes Sky Sport për shitjen e Sandro Tonalit nga Milani te Newcastle.
Mancini tha se është për keqardhje që një lojtar si Tonali të largohet nga liga e Italisë, por sipas tij vazhdimi i karrierës së Tonalit në Premierligë do t’i shërbejë shumë lojtarit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nga njëra anë ka pak keqardhje nëse një lojtar i ri i mirë si Tonali largohet nga Italia do të thotë se ka disa probleme në nivel teknik, megjithatë, të luash Premier League në Tonali do të jetë e dobishme, është mirë për të”, tha ai.
/GazetaBlic Sport.


