Lajme

Provimi i Maturës, Nagavci: Respektimi i rregullave është i domosdoshëm!

06/24/2023 08:42
nga:Y I

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka uruar sot nxënësve suksese në Provimin e Maturës gjersa ka theksuar se respektimi i rregullave është i domosdoshëm.

Ajo ka thënë se pret përgjegjësi të plotë nga të gjithë.

“Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit. Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.Me qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer” shkruan Nagavci.

Postimi i plotë: