Skuadrat kosovare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kualifikimet e garave evropiane.
Gjilani do të luaj në Conference League aty ku do të ketë punë me skuadrën nga Luksemburgu, Progres, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari i Gjilanit, Mevlan Zeka ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ në lidhje me këtë takim duke thënë që asnjë takim në garat evropiane nuk është i lehtë pasi secila skuadër që ndodhet në këtë garë ka treguar sukses në shtetin ku garon.
“Çdo skuadër që është në Conference League, nuk është rastësisht aty. Kjo tregon që kanë cilësi nëpër shtetet e tyre respektive, edhe kjo skuadër e Progresit të Luksemburgut, është skuadër që ka treguar sukses në shtetin e vet. Ende nuk e kemi analizuar mirë kundërshtarin, po përgatitemi maksimalisht në këtë mini fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare, shpresoj që të gjithë të jemi të gatshëm për këto takime dhe të vazhdojmë tutje“, tha Zeka.
Kujtojmë që takimin e parë Gjilani e zhvillon në udhëtim me 13 korrik, kurse me 20 korrik e pret kundërshtarin në stadiumin “Fadil Vokrri“.
/GazetaBlic Sport/


