Sporti

Çështje e kryer, Timothy Weah do të jetë futbollist i ri i Juventusit

06/23/2023 23:30
nga:Mergim Rreci

Timothy Weah do të mbërrijë në Itali të enjten për të përfunduar testet mjekësore në Juventus.

Këtë gjë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus dhe Lille janë duke finalizuar detajet e fundit në lidhje me strukturën e marrëveshjes dhe kushtet e pagesës së tarifës afër 12 milionë euro.