Sporti

Barcelona kërkon shërbimet e Brozovic, ofron mesfushorin Kessie

06/23/2023 19:19
nga:Mergim Rreci

Barcelona nuk ka hequr dorë nga shpresat e saj për të rrëmbyer Marcelo Brozovic nga Interi, duke u përpjekur të ofrojë Franck Kessie si pjesë të marrëveshjes në mënyrë që ai të refuzojë Al-Nassr.

Reprezentuesi kroat tani pritet të largohet këtë verë pas shtatë vitesh tek Interi, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, destinacioni i tij është ende disi në ajër, pasi Sportitalia raporton se Brozovic nuk është aspak i bindur nga ideja për të shkuar të luajë për klubin saudit Al-Nassr.

Barcelona mbetet në garë, pasi trajneri Xavi e sheh Brozovicin si një trashëgimtar ideal të Sergio Busquets në atë mesfushë.

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Blaugranët besojnë se kanë mundësi për të bindur Interin në formën e një marrëveshje shkëmbimi me Kessie.

Brozovic është vetëm 30 vjeç dhe ende nuk ndihet i gatshëm të kalojë në Ligën Saudite Pro.

/GazetaBlic Sport/