Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kanë qëndrime të tyre politike, por veprojnë varësisht nga situatat.
Ai tha se i vije mirë që nuk kanë pranuar takimin me presidenten, Vjosa Osmani, por se do të kishte dëshirë që këtë ta bënin për arsye parimore dhe jo elektorale.
“Ky nuk është botëkuptim ideologjik apo parimor, kjo është ndjekje e politikave ditore nga po ec situata se këta nuk kanë qëndrim. As PDK, as LDK nuk kanë qëndrim. Këndej thonë jemi për Asociacionin, e mbështesin qeverinë më shku në veri, kur e shohin që ndërkombëtarët po e krijojnë qeverinë që ka shkuar në veri këta bëhen kundër qeverisë. Këta nuk kanë qëndrime, këta ecin ka po anon më shumë forca, pra ka ju del më mirë elektoralisht. Pra mirë që po mungojnë atje ( takimin e thirrur nga Osmani), por kisha pas dëshirë me bë për arsyeje ideologjike dhe parimore dhe jo për motive elektorale që janë banale”, tha ai në emisionin “Ditari” më Tëvë 1.


