Lajme

“Kurti pësoi rënie drastike të mbështjes qytetare” – Kelmendi: Me aventurat në veri prinë në sondazhe

06/23/2023 18:09
nga:Astrit Gashi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Jeton Kelmendi duke komentuar takimet e djeshme në Bruksel tha se nuk është që nuk ka lëvizje pozitive nga këto takime.

“Nëse nuk kemi de-eskalim të situatës në veri, atëherë do të jetë një dështim jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por dhe dështim i politikës së jashtme të BE-së dhe ngecje e politikës së jashtme të SHBA-së”, tha Kelmendi në Kanal10.

Sipas tij kjo është një lojë ping-pongu mes Kurtit dhe Vuçiq bazuar në parakushtet e tyre për de-eskalimin e situatës në veri.

“Për mua mbetet shqetësim bashkësia ndërkombëtare e cila ka përdorur shkopin dhe karroten, kanë qenë disa indikacione dhe kësaj radhe i janë bërë më shumë Kosovës. Marrëdhënia që ka krijuar Kosova me aleatët është shqetësuese dhe këtu fitues është Vuçiqi.”, tha Kelmendi.

Sipas tij me këto trazira nuk përfiton as Kosova dhe Serbia por vetëm individ të caktuar që qëndrojnë pas tensioneve.

Kelmendi tutje tha se kemi rënie drastike të mbështetjes ndaj Kurtit dhe pas atyre aventurave të tij në veri menjëherë kanë dalur sondazhe me ngritje të mbështetje ndaj tij.