Lajme

Zeqiri: Nuk mendoj për zgjedhje të reja në veri

06/23/2023 17:40
nga:Astrit Gashi

Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut, për mundësinë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, u shpreh se nuk e di se çfarë do të prodhonin ato zgjedhje.

“Njëherë nuk mendoj për kurrfarë zgjedhje sepse nuk ka ndonjë premisë që mund të jetë një situatë më e mirë”, ka thënë ai në “FIVE“.

Zeqiri ka thënë tutje se gjendja këtë komunë është e qetë dhe numri i protestuesve është i vogël.

“Nuk ka pasur incidente ditëve të fundit, duket një situate e qetë dhe uroj që në vazhdimësi e tutje situata të jetë edhe më e qetë”, ka shtuar Zeqiri.

Zeqiri ka shtuar tutje se kanë kompletuar kabinetin dhe kanë arritur t’i procesojmë edhe pagat të Kuvendit Komunal që nuk i kanë marrë qe 5-6 muaj, derisa ka theksuar se është e vështirë mungesa e zyreve për tëgjithë stafin

Kryetari i Zubin Potokut ka theksuar se mendojnë të shkojnë në objektin komunal por kur situata është më e qetë dhe ky proces nuk do të përbënte problem.