Lajme

Krerë institucionesh e qytetarë nderojnë profesorin e ndjerë, Shyqri Nimani

06/23/2023 14:34
nga:Y I

Në Prishtinë numër i madh i qytetarëve, krerëve të institucioneve kanë bërë homazhe në nderim të profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani.

Arkivoli i tij ka qëndruar në Pallatin e Rinisë, ku janë zhvilluar edhe homazhet.Në nderim të tij, homazhe kanë bërë kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryetari i Prishtinës Përparim Rama etj.

Shyqri Nimani njihet si pionier dhe si njëri prej themeluesve të departamentit të dizajnit grafik në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku edhe punoi si profesor deri në pensionimin e tij.

Për shkak të profesionalizmit të tij dhe karrierës së gjatë, atij iu besua që ta shkruajë me kaligrafi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Ai ishte edhe muzikant, artist vizual dhe njohës shumë i mirë i historisë dhe trashëgimisë kulturore.