Lajme

Spahiu: Kosova duhet të jetë vazhdimisht e gatshme për dialog pavarësisht arsyeve për mos-pjesmarrje!

06/23/2023 13:09
nga:Y I

Profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.

Spahiu duke komentuar thirrjet e ndërkombëtarëve për lirimin e tre policëve të kidnapuar, tha se pavarësisht arsyeve që ekzistojnë për mos-pjesmarrje në dialog, ai nuk duhet të ndërpritet.

Ai tha se dialogu është interes kombëtar i Kosovës.

“Kosova duhet të jetë vazhdimisht e gatshme për dialog, është interes kombëtar i Kosovës dialogu dhe shmangia nga dialogu dëmton rëndë interesat e Kosovës. Pa marrë parasysh arsyet të cilat ekzistojnë për mos-pjesmarrje në dialog, sërish Kosova duhet të marrë pjesë në dialog” deklaroi Spahiu për “Gazeta Blic”


Nexhmedin Spahiu, Profesor

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell, është deklaruar dje pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se dhe se nga Kurti, ka kërkuar që njësia speciale të largohet nga objektet komunale të veriut dhe kryetarët përkohoësisht ta ushtrojnë detyrën në objekte alternative.
Kurse nga Vuçiq, Borrell tha se ka kërkuar që gradualisht të ndikojë në largimin e protestuesve rreth objekteve komunale në katër komunat e veriut dhe lirimin e menjëhershëm të tre policëve të arrestuar.

“Kemi kërkuar nga të shumë herë të deeaskalohet situata dhe të rikthehen në dialog. Be ka qenë e qartë për hapat, edhe SHBA po ashtu. Për fat të keq, çdo që kemi parë ka qenë e kundërta. Kemi shpenzuar më shumë se 4 orë me Kurtin dhe Vuciq në takime të ndara për ta gjetur një zgjidhje. Kemi prezantuar palët për Kosovën, që menjëherë t’i heqë njësitë speciale, dhe 4 kryetarët përkohësisht ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se në katër komunat veriore të Kosovës, duhet të shpallen zgjedhjet sa më parë, dhe se në këtë proces duhet të këtë gjithpërfshirje.

“Dy liderët e kuptuan situatën, kanë qëndrime të ndryshme, interpretime të ndryshme… Për të shkuar përpara kam propozuar propozime konkrete. Në këtë kontest jemi pajtuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe si të shkojmë atje, ende nuk jemi atje”, ka thënë ai.

Borrell theksoi nevojën e rikthimit në dialog dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë Asociacionin, njofton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Maliqi: Kurti nuk ka më kredibilitet për të vendosur kushtëzime në dialog, jemi në prag të sanksioneve nga SHBA dhe BE!