Lajme

Kearns i reagon Hillit për “Platinum Wolf”: Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar, Serbia mban në ndalim tre policë kosovarë

06/22/2023 23:32
nga:Astrit Gashi

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, i ka replikuar ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, pas mbajtjes së stërvitjes së forcave amerikane me ato serbe, të quajtur “Platinum Wolf”.

“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar”, nis teksti i saj.

“Më mirë ‘Platinum Wolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, ka shkruar Kearns.

Gjatë ditës ambasadori Hill është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe.