Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, në një intervistë me Astrit Gashi në BlicInterview, ka folur për situatën aktuale politike në vend, gjendjen në veri, raportet me ndërkombëtarët, reagimet e ministres Gërvalla për shtetet mike, e të tjera.
Ajo thotë se Gërvalla po e luan lojën e hedhjes së fajit, derisa shprehet e çuditur nga deklarimet e asaj të pakta.
Deputetja e LDK-së thotë se qeveria po përdor narracion elektoral për situatën në veri dhe jo për sundim të ligjit, dhe se rezultati i veprimeve të Qeverisë po na largon nga miqtë ndërkombëtarë.
Si pasojë e prishjes së raporteve me miqtë ndërkombëtarë, Kica Xhelili thotë se të gjitha shtetet, jo vetëm Kosova, por edhe ato më të fuqishmet, kanë pasoja.
Ajo shton se qeveria po i jep Vuçiçit atë që e ka kërkuar prej vitesh, duke pasur përçarje me aleatët tanë.
Deputetja e LDK-së theksoi se sovraniteti nuk tregohet duke thënë dua të shtrij pushtetin në veri, por nuk dua të zbatoj marrëveshjet e nënshkruara.
Kica-Xhelili tha se asnjë kosovar nuk e ka paramenduar se në vitin 2023 ne do të ballafaqohemi me masa prej miqve tonë.
Për këto dhe tema tjera, ndiqni intervistën me Doarsa Kica-Xhelilin sonte nga ora 20.30 në GazetaBlic dhe RTV Dukagjini.


