Sonte u mbajt Kuvendi i Punës dhe Zgjedhor i Klubit të Basketbollit tek Sigal Prishtina.
Blerand Stavileci, deri më sot si Ushtrues Detyre i Kryetarit, me të gjitha votat e kuvendarëve unanimisht u zgjodh Kryetar i KB Sigal Prishtina me mandat të plotë, transmeton GazetaBlic Sport.
Poashtu u zgjodh Bordi i ri Drejtues i Klubit, me 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.


