Lajme

Kajtazi: Sulmi ndaj Klan Kosovës është politik e i organizuar

06/22/2023 21:51
nga:G B

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, e ka quajtur vepër politike të Qeverisë Kurti vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Ai këtë e ka argumentuar duke thënë se vetë Kurti nuk është distancuar asnjëherë nga sulmet e organizuara nga qeveria ndaj medieve.

“Është sulme politik, i organizuar dhe ka marrë formë, formë të orientuar për gjetjen e mënyrave për t’i dëmtuar mediat, “disiplinuar” dhe mbase për t’i mbyllur. Nuk do t’ia dalin sepse do të dalë një organ që e rregullon këtë punë”, është shprehur Kajtazi në Rubikon.

“Klima është krijuar dhe po kultivohet se media dhe gazetarët janë armiq të pushtetit. Ky është pushtet autokratik”.