Raportimet në Francë pohojnë se italiani Gianluigi Donnarumma ka vendosur dhe dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.
Sipas Sports Zone, portieri është i irrituar nga ndërrimi i vazhdueshëm i trajnerit, drejtuesve dhe lojtarëve të klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Madje në dukje ai është gati të kërkojë një largim, vetëm dy vjet pasi mbërriti si lojtar i lirë nga Milani.
24-vjeçari ka qenë gjithmonë në një raport mjaft të tensionuar me tifozët e PSG-së, pasi disa e kundërshtuan atë për zëvendësimin e Keylor Navas.
Ai është ende nën kontratë deri në qershor 2026, por disa klube të mëdha janë në kërkim të portierëve, përfshirë Manchester United.
Nëse do të kthehej në Serie A, atëherë Donnarumma me shumë gjasa do të shkonte drejt Juventusit, i cili po humbet besimin te Wojciech Szczesny.
/GazetaBlic Sport/


