Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti për median gjermane, se partnerët perëndimorë po tregohen naivë në trajtimin e Beogradit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se delirin e madhështisë së tij e tregon më së miri shprehja popullore “Me të marr mësysh dikush tjetër, ka shpresë që gjen ilaç me u shëru. Ndërsa, me e marr veten mësysh, fatkeqësisht nuk gjendet ilaç kërkund!”!
Postimi i tij i plotë:
Delirin e madhështisë që e ka kapluar Kryeministrin Albin Kurti më së miri e shpjegon shprehja e njohur popullore: “Me të marr mësysh dikush tjetër, ka shpresë që gjen ilaç me u shëru. Ndërsa, me e marr veten mësysh, fatkeqësisht nuk gjendet ilaç kërkund!”!


