Sporti

Lëndimi i Suarez është më serioz sesa pritej

06/22/2023 17:59
nga:Mergim Rreci

Golashënuesi i njohur uruguaian Luis Suarez është gati të mbyllë karrierën e tij për shkak të problemeve fizike, më konkretisht dhimbjes në gjurin e djathtë, siç zbuloi këtë të enjte Alberto Guerra, presidenti i Grémio Porto Alegre, klubi në të cilin ish-ylli i Ajax, Liverpool dhe Barcelona është nën kontratë, pasi ka nënshkruar në fillim të këtij viti.

“Ai ka mundësi të vendosë një protezë, çështja është serioze. Shumë injeksione, shumë ilaçe. Ai po arrin kufirin, por kur është kufiri nuk e dimë”, deklaroi menaxheri, përcjell GazetaBlic Sport.

Për momentin, Luis Suarez duhet të mbetet aktiv, edhe pse me kusht, duke mos ditur se kur sulmuesi do t’i japë lamtumirën fushave.