Lajme

Përfundon takimi i Borellit me Kurtin, shefi i politikës së Jashtme të BE-së tani në takim me Vuçiqin

06/22/2023 17:24
nga:Astrit Gashi

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Borell ka nisur tani takimin, së bashku me të dërguarin të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sikundër merret vesh takimi po mbahet për të gjetur zgjidhjen për të ulur tensionet në veri të vendit.