Sporti

Milan takohet me agjentin e Lukakut – ai mund të bëhet ‘Rossoner’ nëse pranon ulje page

06/22/2023 15:05
nga:L J

Milani është takuar me agjentët e Lukakut në orët e fundit.

Një marrëveshje do të bëhej një mundësi konkrete nëse Lukaku ul pagën e tij, raporton Antonio Vitiello, përcjell GazetaBlic Sport.

Raporti mes Milanit dhe Chelseat është mjaft i mirë. Milani gjithashtu ka një partneritet me Roc Nation, agjencia që kujdeset për Lukakun.

Kujtojmë se Milani po e finalizon transferimin e Tonalit në Newcastle për 80 milionë euro.

/GazetaBlic Sport