Sporti

Zyrtare: Egzon Qerimi largohet nga Llapi

06/22/2023 12:22
nga:L J

Futbollisti Egzon Qerimi ka njoftuar për largimin e tij nga Llapi.

Mesfushori i njohur kosovar përmes një njoftimi në rrjetin e tij social, Facebook ka njoftuar për largimin nga skuadra e Tahir Batatinës.

Për largimin e tij nga Llapi, GazetaBlic Sport kishte raportuar tetë ditë më parë.

Vjen një tjetër largim nga skuadra e Llapit

Ja njoftimi i Egzon Qerimit:

“Pas mbarimit të kontratës ndahemi këtu me K.F. Llapi , klubit i uroj suksese në vazhdim, për të ardhmen time do vendosi në ditet në vazhdim”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport