Sporti

Paraqitje e mirë nga atletja kosovare, Gresa Bakraqi, zë vendin e pestë dhe thyen rekordin kombëtar në Poloni

06/22/2023 12:12
nga:E K

Atletja kosovare, Gresa Bakraqi ka pasur një paraqitje të mirë në Lojërat Evropiane.

Bakraqi në disiplinën e saj në vrapimin prej 3000 metrave zuri vendin e pestë në divizionin e tretë për femra, shkruan GazetaBlic Sport.

Në grup me Bakraqin ishte edhe atletja shqiptare Luiza Gega e cila e zuri vendin e parë.

Gresa Bakraqi theu rekordin kombëtar duke vrapuar me kohë prej 10:42.39.

/GazetaBlic Sport/