Manchester United është futur fuqishëm në garë për shërbimet e Declan Rice.
Mediat angleze raportuan ditëve të fundit për një afrim të anglezit te Arsenali, megjithatë edhe “Djajtë e Kuq” kanë hyrë në garë për mesfushorin e West Hamit, shkruan GazetaBlic Sport.
United i ka ofruar West Hamit mundësinë e zgjedhjes mes dy lojtarëve Mac Tominay dhe Harry Maguire për t’i përfshirë në marrëveshjen me Declan Rice.
Megjithatë sipas “The Telegraph” që shkruan për interesimin e United, Arsenal ende është favorit për nënshkrimin e Rice.
/GazetaBlic Sport/


