Lajme

Haradinaj me tone të ashpra në Kuvend: E kemi humb besimin e aleatëve, kanë fillu ndëshkimet dhe jemi dobësu!

06/22/2023 11:06
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij mbajtur në Kuvend tha se Kosova e ka humbur tashmë mbështetjen e aleatëve.

Haradinaj tha se i ka humb vlera parlamentit dhe se janë duke u sjellë me tallje ndaj asaj që iu kanë besu qytetarët.

“A ka dikush në këtë sallë, kabinet qeveritar që nuk e din që jeni duke e humb besimin e aleatëve tanë. Nëse eshte dikush qe mendon se nuk e kemi humb besimin e aleatëve desha me fol me të. A eshte konstatim i drejtë që e kemi humb mbështetjen e aleatëve. Unë nuk po e kuptoj më kete parlament, i ka humb vlera këtij parlamenti. Jemi duke u sjell me tallje ndaj asaj që na kanë besu njerzit”

Haradinaj ngriti disa pyetje rreth situatës në të cilën po kalon Kosova.

“A ka dikush ne kete sallë që nuk e din se kanë fillu ndëshkimet ndaj Kosovës? Nëse e keni humb besimin, a forcohet Kosova perballë bandave dhe perballë Serbisë?

“Kush është ai njeri që nuk din me ba një matematikë kaq të thjeshte. E kemi humb besimin, kanë fillu ndëshkimet dhe jemi dobësu”

Kreu i AAK-së ka kerkuar një takim pozitë-opozitë me dyer të mbyllura.

“Në një situatë si kjo më se paku një takim me dyer të mbyllura një takim i udhëheqësve institucionalë me udhëheqësit politikë” tha Haradinaj në Kuvend raporton Gazeta Blic.