Skuadra gjermane, Bayern Munich dëshiron transferimin e mbrojtësit të Manchester City, Kyle Walker.
Sipas Sky Sports, pak ditë më parë ka ndodhur takimi i parë personal mes Bayernit dhe agjentëve të lojtarit. Para kësaj kishte vetëm telefonata. Tuchel është i përfshirë dhe do lojtarin tek ekipi i tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Walker mund të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2025.
Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare.
/GazetaBlic Sport


