Lajme

Novobërdë: Arrestohen katër të dyshuar për sulm ndaj disa personave në makinë

06/22/2023 10:26
nga:Y I

Të mërkurën në Novobërdë janë arrestuar katër persona nën dyshimin se i kishin sulmuar disa persona në makinë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin sulmuar viktimat kosovarë, dhe u kishin thyer xhamin e makinës”, thuhet në Raportin e Policisë.

“Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në njoftim.