Lajme

Gjendet një grua e mbytur në liqenin e Pogradecit

06/22/2023 08:49
nga:Y I

Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit.

Viktima është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.

Kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa mendohet të jetë rreth të 60-ave.

“Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.