Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson, foli pas fitores së Skocisë në ndeshjen e mbrëmshme kualifikuese për Euro 2024 kundër Gjeorgjisë, duke mirëpritur bashkëlojtarin e ri në klub Alexis Mac Allister.
“Do të doja që ai të kishte ardhur tek ne pak më herët, ndoshta do ta kisha bindur që të vishte fanellën e Skocisë më shpejt! Ai është një futbollist fantastik, kam luajtur kundër tij vitet e fundit, midis Brighton dhe Argjentinës ai bëri gjëra të mrekullueshme. Dhe ai është ende mjaft i ri… Një nënshkrim me të vërtetë i mirë për ne, pasi kemi nënshkruar tashmë me të në para-sezon, ai do të përshtatet me ne. Ai ka të gjitha tiparet për të na ndihmuar më mirë, mezi pres ta mirëpres dhe ta shoh të vesh fanellën e Liverpool-it”, transmeton GazetaBlic Sport.
Liverpool siguroi shërbimet e kampionit botëror me Argjentinën prej Brightonit për 35 milionë funte.
/GazetaBlic Sport/


