Mendurim Hoti pritet të jetë transferimi i radhës te Malisheva.
Ish sulmuesi i Prishtinës do të jetë transferimi më i ri i skuadrës kosovare, Malisheva, shkruan GazetaBlic Sport.
Burime të ‘GazetaBlic Sport‘ mësojnë që së shpejti ai do të kryejë testet mjekësore dhe do t’i bashkohet skuadrës së re.
Aventura e tij e fundit ishte te skuadra e Prishtinës aty ku u përballë me lëndime të cilat e lanë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
/GazetaBlic Sport/


