Milani thuhet se është shumë afër për të nënshkruar me francezin Marcus Thuram pasi kontrata e tij të skadojë me ekipin e Bundesligës, Borussia Moenchengladbach në fund të muajit, sipas Sky Sport Germany.
Sky raporton se sipas burimeve të tyre, 25-vjeçari ka një ofertë në tavolinë në pritje të nënshkrimit, e cila do t’i sjellë atij vetëm 5 milionë euro në sezon për sa i përket pagave përpara se të përfshihen bonuset, përcjell GazetaBlic Sport.
Thuram, i cili e përfundoi sezonin 2022-23 me 16 gola nga 32 paraqitje në Bundesligë dhe DFB Pokal, si dhe një paraqitje në finalen e Kupës së Botës, ka tërhequr mjaft interes që kur u publikua lajmi se ai nuk do të vazhdonte marrëveshjen e tij aktuale me Gladbach, duke përfshirë nga ekipet e tjera në Gjermani, Premier League dhe në Francën e tij të lindjes.
Paris Saint-Germain, skuadra që Thuram e ka mbështetur që nga fëmijëria, mendohet gjithashtu të jetë ndër pararendësit për të marrë shërbimet e tij.
Gjithsesi, duke qenë se ende asgjë nuk është nënshkruar zyrtarisht, janë kuqezinjtë ata që mendohet të jenë favoritët për të marrë Thuramin në një transfertë të lirë.
/GazetaBlic Sport/


