Sporti

Kishte një sezon pozitiv me Lirinë, 5 skuadra të interesuara për shërbimet e Dardan Jasharit

06/21/2023 21:22
nga:Mergim Rreci

Dardan Jashari ishte një nga mbrojtësit më të mirë të edicionit që shkoi në Ligën e Parë.

Mbrojtësi i skuadrës së Lirisë ishte një siguri e madhe në mbrojtjen e trajnerit Xhengiz Rexhepi, por që tashmë kontrata e tij ka përfunduar.

Nuk ka ende një marrëveshje mes palëve për të vazhduar kontratën dhe ka tashmë 5 skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se janë 2 skuadra nga Superliga dhe 3 nga Liga e Parë që kanë ofertuar për shërbmet e tij, me futbollistin që do të vendosë së shpejti për të ardhmen.

/GazetaBlic Sport/