Lajme

Lekaj i AAK-së për mocionin: Kurti duhet të shkarkohet, partitë opozitare s`po na përkrahin

06/21/2023 18:26
nga:Astrit Gashi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka inicuar mocion për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti.

Megjithatë, nënkryetari i subjektit opozitar, Pal Lekaj tregon se nuk kanë marrë kurrfar mbështetje për nismën e tyre.

“S`po na përkrah as opozita e as deputetët e mazhorancës. Po thonë se nuk është koha që Kurti të largohet”.

Sipas numrit dy të AAK-së, Kurti nuk i vyn vendit si kryeministër në rast se nisin masat ndëshkuese ndaj shtetit.

“Nëse fillojnë sanksionet, e që ka impakt edhe tek investimet e huaja, patjetër Kurti duhet të shkarkohet apo të shkojë vendi në zgjedhje. AAK është e gatshme për zgjedhje të reja. S`po kërkojmë shkarkim që Kurti po e shtrin sovranitetin, por pse po e humb sovranitetin. Nuk e shkarkojmë me votën e Listes Serbe”, tha Lekaj për FrontOnline.