Lajme

“Sovranitet, e knej KFOR-i po të ruan’’ – Përplasje e ashpër mes dy deputeteve: Kon e thirrë me t’i liru policët?

06/21/2023 18:20
nga:G B

Një përplasje fjalësh ka ndodhur mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Arjeta Fejzës nga partia në pushtet dhe Rrezarta Krasniqit nga Lidhja Demokratike e Kosovës në emisonin ”INFO10″.

Fillimisht, deputetja e opozitës, Krasniqi ishte ajo e cila e kritikoi Qeverinë për veprimet e saj në raport me gjendjen në veri dhe ‘’prishjen’’ e marrëdhënieve me aleatët, raporton Gazeta10.

‘’ Është shqetësuese arrestimi i policëve të Kosovës. Pra 23 vite pas luftës me I pa tre policë të lidhur nga Serbia, është shqetësuese. Bashkë ndjej me familjarët, sepse njëri nga ta sa e kam pa kishte probleme shëndetësore….. Unë jam kryetare e Komisionit për integrim Evropian. Kam pasur shumë ftesa me ardh shumë euro deputet, por pas gjendjes që po shohin në veri s’po ndihen të sigurt po i anulojnë vizitat. Është shqetësuese për secilin vend të BE-së situatë jonë në veri……..’’, ka deklaruar Krasniqi.

Kjo bëri që të reagoj, deputetja e VV-së, Fejza e cila tha se kur flitet për veriun, është shqetësuese se si një deputete e Kuvendit nuk flet për cenimin e sovranitetit nga Serbia.

‘’Fillimisht mendoj se të flitet për gjendje në veri dhe të flitet kaq pak lidhur me veprimet e Serbisë në relacion me Republikën e Kosovës, pra me cenimin serioz të sovranitetit, është shqetësuese nga një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është e rëndësishme që ta kemi një pozicion të qartë si shtet, pozitë e opozitë me atë që po ndodh në veri të Kosovës. Unë nuk të ndërpreva po të përgjigjem është mirë me m’ dëgju…. Nuk është diplomacia kaq e thjesht Rrezata. Ne flasim për parime thelbësorë e orientime Rrezata. Që dje ministrja ka deklaruar në konferencë për takimin që ka realizuar… a tash me këtë gjuhë ofenduese… edhe dje ministrja deklaroi se vizitën tek policët nga Jashari u bë me ndërmjetësimin e aleatëve sesa për pushtetin autokratë në Serbi, një gjë e tillë s’do realizohej.’’, deklaroi Fejza.

Tutje, deputetja e LDK-së gjatë debatit e pyeste atë edhe se çfarë sovraniteti kanë shtri në veri,

‘’A po më tregon çfarë sovraniteti keni qetash në pjesën veriore? Tregoma sovranitetin në pjesën veriore? KFOR-i u ardh po të ruan. Cilin pozicion e ki? Cilin? Gjithmonë jena bashkë kur jena kundër Serbisë. Mirëpo sovraniteti atje nuk ki, po fol diçka që s’është e vërtetë…. Është hera e parë që mas luftës, na kurrë s’e kemi pasur më keq raportet se më SHBA. Se nesër vjen dikush tjetër edhe thotë lufta në Kosovë ka qenë e kaluar edhe s’merret kurrkush me ty, fal tyne ne jemi shtet sot I lirë. Që një vit e gjysmë asnjë njohje. Veç për parim LVV s’un fol. Për asnjë parim, që keni marrë votat e i keni harru. Cilat relacione i ki ti ndërkombëtarët? Kon e thirr tin ë telefon e i thu liromi policët, kur krejt të kanë dal kundër? Ajo veç ministre nuk është…’’, tha ajo.